10 Tetor, 2024

Iu publikua videoja duke bërë s*ks me ish-gjyqtarin e FIFA-s që mbylli karrierën në Shqipëri, pezullohet përjetë gjyqtarja turke


Një gjyqtare 24-vjeçare turke është pezulluar përjetësisht pasi aludohet se është pjesë e një video ku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një zyrtar që është thuajse trefishi i moshës së saj.

sdfdfsfsdfdsfsdfsd

Elif Kararslan, është kthyer në gjyqtare në Turqi pasi la karrierën e futbollistes për shkak dëmtimi. Federata turke vendosi ta përjashtonte përjetë pasi aludohet se është filmuar duke bërë seks me vëzhguesin e gjyqtarëve, Orhan Erdemir.

Edhe 61-vieçari, ish-gjyqtar i FIFA-s., ka marrë të njëjtin dënim. Ky i fundit ka pasur një karrierë disavjeçare si gjyqtar ndërkombëtar dhe e mbylli atë pikërisht në Tiranë, në ndeshjen Shqipëri-Zvicër të përfunduar me shifrat 1-1 në tetor 2002, duke vazhduar më pas vetëm në aktivitetet e kampionatit turk, para se të bëhej vëzhgues.

dsfsfdfsdfsdfsdsfdsfdfsd

Vetë Elif, refuzoi akuzat në rrjetet sociale ku ka me qindra mijëra ndjekës dhe premtoi betejë ligjore. “Unë kam një rrugë të gjatë ligjore përpara, por do ta kaloj në mënruën më të fortë të mundshme. Të qaj, ulërij dhe të jem e mërzitur janë gjëra që nuk do t’i bëj, kjo nuk jam unë”, shkroi ajo.

Nga ana tjetër, Erdemir deklaroi se video ishte shpërndarë pa lejen e tij. “Nderi në familjen time, rrethin tim shoqëror dhe komunitetin e gjykimit, është fshirë tutje. Përtej humbjeve financiare, dëmi emocional që kam vuajtur është i papërshkrueshëm”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al