19 Shtator, 2017

Ivanka Trump në qendër të kritikave, ndërhyrje estetike në gjoks dhe hundë


 

 

Që prej marrjes së presidencës, Donald Trump është shoqëruar prej dy imazheve shumë të rëndësishme femërore në çdo dalje publike, vajza e tij Ivanka dhe bashkëshortja Melania.

Raporti i tij me median ka qenë dhe vazhdon të mbetet paksa kompleks dhe kjo nuk ka përjashtuar as Melanian dhe as Ivankën.

Kohët e fundit shtypi rozë është duke shkruar për  Ivankën , duke e vënë në qendër ‘të sulmeve’ për arsyetimin se ajo ka bërë ndërhyrje estetike në trupin e saj, në gjoks dhe në hundë.

 

 

Dr. Norman Rowe, i cili nuk e ka trajtuar asnjëherë bukuroshen, beson se kjo është e vërtetë.

“Duket sikur ajo ka bërë një rinoplasti për ta definuar hundën e saj, duke e balancuar me pjesën tjetër të karakteristikave të fytyrës. Po ashtu duket sikur edhe e ka bërë rritjen e gjinjve.

Çdo grua dëshiron të jetë e bukur. Ivanka nuk është veçse e bukur. Ajo është po ashtu një grua me vetëbesim dhe e suksesshme, çka i bën gratë tjera ta admirojmë edhe më shumë dhe t’i dëshirojnë karakteristikat e saj”, sqaron Dr. Rowie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al