12 Prill, 2022

Izraeli tërhiqet papritur nga Eurovisioni, ja arsyeja


Një vendim i papritur vjen nga Izraeli që ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në Eurovision këtë vit në Torino të Italisë.

Lajmi është raportuar nga televizioni publik KAN dhe organizatori i përgatitjes për Eurovision-in, duke i befasuar të gjithë, përfshirë edhe vetë izraelitët.

Por, cila është arsyeja pse Izraeli nuk do të konkurrojë në “Eurovision Song Contest 2022”? Mungesa e mbrojtjes së sigurisë për artistët. Punonjësit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit dhe shërbimi i sigurimit janë aktualisht në grevë, ndërsa KAN tha se nuk janë në gjendje të ofrojnë persona për të shoqëruar delegacionin në Torino.

Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sigurinë e delegacionit pa siguri në emër të shtetit të Izraelit. Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovizioniin e Torinos”, thuhet në deklaratën zyrtare të KAN.

 

Izraeli kishte zgjedhur këngëtarin Michael Ben David me këngën “I.M” si përfaqësues në Eurovision, ndërsa ai do të këndonte i dyti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale më 12 maj. Disa nga këngët e Izraelit ndër vite në këtë kompeticion janë kthyer në hite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al