5 Tetor, 2017

Ja 3 gabimet që duhet të evitoni kur mbani dietë


Sikur t’i dinit të gjitha sekretet dhe truket e dietave, këto të fundit do të kishin funksionuar që me përpjekjen e parë. Mund të keni provuar shumë regjime ushqimore e sërish mos të keni arritur rezultatet e dëshiruara vetëm se me shumë mundësi keni bërë gabimet e mëposhtme:

1.Keni eleminuar tërësisht ushqimet dhe produktet që ju furnizojnë me proteina

Janë proteinat ato që ndihmojnë në formimin e muskujve dhe muskujt janë përgjegjëse për mirëfunksionimin e metabolizmit. Mungesa e kalciumit (nëse ju hiqni dorë prej bulmetit) mund të ngadalësoje metabolizmin e si pasojë të keni vështirësi në procesin e tretjes apo humbjes së peshës.

 

  1. Përdorni kripën e detit në vend të kripës së jodizuar

Kripa e detit mund t’i japë më tepër shije ushqimeve, por kripa e jodizuar mund t’i sigurojë organizmit sasinë e duhur të jodit. Nëse tiroidet nuk kanë mjaftueshëm jod, nuk do të prodhojnë mjaftueshëm hormone. Në mungesë të tyre ju do e keni të pamundur të humbni peshë e të formoni masë muskulare.

3.Pini ujë në temperaturën e dhomës

Nëse doni të përshpejtoni metabolizmin duhet të pini ujë të ftohtë. Organzimi do të punojë më shpejtë në mënyrë që të “ngrohë” ujin, dhe në këtë mënyrë ju do të digjni më shumë kalori.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al