26 Shtator, 2017

Ja çfarë bën Xhensila tani që është kthyer nga muaji i mjaltit


Pas ditëve intensive të dasmës, Xhensila dhe Besi u nisën në muajin e mjaltit, duke pasur në itinerarin e tyre dy destinacionet më piktoreske në botë, sikundër janë Maldivet dhe  Dubai.

Nëpërmjet rrjeteve sociale ata na mbajtën të informuar me aventurën e tyre si të porsamartuar dhe me momente pikante e të gëzueshme që kaluan .

Por aventura mori fund dhe këngëtarja dhe aktori duhet t’i rikthehen rutinës dhe jetës së tyre të përditshme.

Këto ditë ata janë kthyer në Tiranë ku pritet të nisin angazhimet dhe projektet e tyre.

 

          

Megjithatë Xhensila vazhdon ende të jetë nën atmosferën e dasmës dhe ëndrrës së saj të bardhë, ku edhe pasi është kthyer, vazhdon të shijojë ecjen me makinë nëpër rrugët e Tiranës duke dëgjuar këngën e Besit në sfond.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al