Mbretëresha Elizabeth bëri një gjest të dashur për burrin e saj prej 73 vjetësh, duke vendosur një shënim bashkë me kurorën e luleve mbi arkivolin e Dukës së Edinburgut gjatë funeralit të tij të shtunën.
Sipas “Elle”, ishte i paqartë të lexohej i gjithë shkrimi megjithatë shihej se ajo e nënshkroi me pseudonimin “Lilibet”, një emër me të cilin i flisnin në fëmijëri. Por Princi Philip mendohet të ishte personi i vetëm që vazhdonte ta thërriste me këtë emër.
Ndërsa kurora përmbante zambakë të bardhë, trëndafila të vegjël të bardhë, lule dylli të bardha dhe jasemin.
Pallati nuk pranoi të komentonte mbi detajet personale të letrës, duke thënë se “është private”.
Gjatë varrimit, mbretëresha mbajti zi për bashkëshortin e saj, duke u ulur vetëm në një stol të kishës St.George.
Në përputhje me udhëzimet pandemike, Mbretëresha dhe pjesëmarrësit e tjerë kishin maska në fytyrë dhe ruanin distancën.
Dyshja janë takuar për herë të parë në një ceremoni martesore në vitin 1934 kur Elizabeth ishte vetëm 8 vjeç. Por ata u ri-takuan kur ajo mbushi 13 vjeç dhe kur Princi Philip ishte 18 vjeç. Ata nisën të shkëmbenin letra dhe në vitin 1946, kur Mbretëresha ishte vetëm 20 vjeç, ai i propozoi për martesë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al