30 Shtator, 2017

Ja cilat janë 5 shkaqet kryesore të celulitit


Shkaqet e celulitit janë të ndryshme: trashëgimia, turbullirat tipike hormonale të adoleshencës, shtatzënia, përveç faktorëve të tillë si mbipesha, mungesa e lëvizjes, teprimi me ushqimet yndyrore, përdorimi i rrobave shumë të ngushta dhe jo të rehatshme, mosha etj.

Edhe stresi, duke ndryshuar nivelin e hormoneve, nxit shfaqjen e celulitit.

Disa mite duhet të ndaloni së besuari, ndaj do të listojë më poshtë 5 shkaqet kryesore të celulitit.

Shtatzënia.   Niveli i lartë i estrogjenit stimulon formimin e yndyrës. Hormoni femëror luan një rol të rëndësishëm në prishjen e lidhjeve të kolagjenit në lëkurën tuaj duke shkaktuar strije dhe celulit.

 

Mosha.  Me rritjen e moshës, metabolizmi ngadalësohet gjithnjë e më shumë e për pasojë nuk kryen proceset jetike me shpejtësinë e dikurshme. Me fjalë të tjera, sasia e ushqimit të konsumuar është më e lartë nga se mundet të përballojë organizmi ndaj pjesa e mbetur depozitohet si yndyrë .

 

Mbipesha.   Të qenurit mbi peshë është një faktor kryesor që shkakton celulit, ndaj një dietë e pasur në perime dhe regjimi i rregullt ushqimor, do t’ju ndihmojë të rivendosni ekuilibrat në organizmin tuaj.

 

Qarkullimi i keq gjakut.  Gjaku mbart dhe transporton të gjithë përbërësit e shëndetshëm dhe oksigjenin në të gjithë trupin tuaj, duke pastruar këtë të fundit nga lëndët toksike. Qarkullimi i dobët shkakton tkurrje të fibrave duke çuar në krijimin e celulitit.

Mungesa e aktivitetit.  E fundit por jo më pak e rëndësishme, mungesa e aktiviteti përkthehet në një stil jetese jo të shëndetshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al