Në fillim duhet theksuar se limoni ndihmon metabolizmin. Eliminon helmet nga trupi ynë dhe nxit më mirë punën e mëlçisë, por ndihmon edhe ata të cilët kanë probleme me fryrjen. Limoni do t’ju ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit, duke pasur parasysh që është i pasur me vitaminën C, e cila është e shkëlqyeshme në luftën kundër baktereve. Është treguar edhe se limoni ndihmon absorbimin më të mirë të hekurit. Konsumimi i limonit ndikon në qarkullimin e gjakut dhe uljen e nivelit të thartirës në organizëm, gjë që është shkaktare e shpeshtë e sëmundjeve.
Nëse lëkura juaj ka tendencë parregullsie, sërish është mirë të provohet kjo pije. Ajo do të ndikojë mirë në proceset e inflamacionit siç janë ato nga të cilat shfaqen aknet, ndërkaq lëkurën tuaj do ta bëjë edhe të shkëlqejë. Krahas kësaj, limoni ka cilësi shërimi, ndihmon në forcimin e eshtrave dhe të indeve lidhëse. Nëse e pini rregullisht ujin e vakët me limon, organizmit tuaj mund t’i siguroni edhe hidratim shtesë, kështu që do t’i mundësoni tretje më të lehtë. Si përfundim, uji me limon ndihmon në freskinë e aromës suaj dhe ndihmon potencialisht te dhembja e dhëmbëve, por ndihmon edhe në humbjen e kilogramëve të tepërt të trupit. Pra, limoni përmban fibra dietale, të cilat ndihmojnë te të gjitha ndjenjat e rreme të urisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al