2 Tetor, 2017

Ja cili do jetë çifti që do zëvendësojnë Linda Rein në ‘Dance with me’


 

U kalua me mjaft bujë fakti se Linda Rei vendosi të lërë përgjysmë konkurimin e saj në spektaklin e kërcimit ‘Dance with me’.

U përfolën një sërë arsyesh për këtë largim të sajin, që nga fakti i një lloj presioni publik nga paragjykimet e deri tek pakënaqësitë e vetë konkurentes në raport me produksionin.

Por tashmë që vala e bujës ka kaluar, produksionit i është dashur të gjejë zëvendësues e duket se ka arritur që për një kohë të shkurtër të formojë një çift simpatik. Kujtojmë se Linda garonte e vetme, pasi sipas saj asnjë emër nuk i ishte dukur i denjë sa ta pranonte si çift në kërcim.

‘Express’ shkruan se sot në mbrëmje do të mund të shohim Aurela Hoxhën krahë aktorit të njohur Mehdi Malkaj i cili është një personalitet kinematografik shumë i dashur i publikut shqiptar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al