Kalimi nga 20-tat në të 30-tat nga shumë merret pozitivisht për shkak të eksperiencave të shumta të jetës, por nga shumë të tjerë pritet me ankth, pasi fillojnë dhe shenjat e para të “plakjes”.
Me “plakje” nënkuptojmë ndryshimi i ngjyrës së flokëve, apo i teksturës së lëkurës, të cilat padyshim që shihen me shqetësim.
Më poshtë do të gjeni të listuar disa sekrete bukurie, të cilat do ju japin një pamje më të freskët e rinore.
Eksfolimi dhe hidratimi i duhur
Ky është një këshillë që duhet ta ndjekin të gjithë nga mosha 16 deri në 65 vjeç, por është veçanërisht e rëndësishme për ata që vërejnë se lëkura e tyre ka ndryshuar pak me kalimin e viteve. Lëkura jonë humbet natyrshëm kolagjenin dhe lagështinë me kalimin e kohës, kështu që nuk është çudi që lëkura juaj mund të ndihet më e shtrënguar (dhe jo në një mënyrë të mirë) dhe më e thatë në të 30-at tuaja. Aplikimi i make-up në lëkurën e thatë është zhgënjyes në rezultat, ndaj është mirë të përdorni një produkt eksfolues që do të largojë qelizat e vdekura të lëkurës dhe çdo thatësi, dhe më pas të përdorni një hidratues. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, hidratoni vetëm aty ku është e nevojshme.
Korrektuesit do të bëhen “aleatët” tuaj.
Në vend që të rëndoni lëkurën tuaj me ‘korrektor’ si dikur, provoni një korrektor të lehtë që do të neutralizojë rrathët e errët dhe do të ndriçojë zonën poshtë syve. Preferoni korrektorin në nuancat e pjeshkës ose portokallisë për të neutralizuar tonet blu/vjollcë të rrathëve të errët dhe përdoreni vetëm në zonat që ju nevojitet mbulim, jo në të gjithë fytyrën.
Në vend që të aplikoni shkëlqim për t’u dukur rrezatues, provoni të përfshini produkte kozmetike kremoze në rutinën tuaj. Produktet si “blush” në formë kremoze ose “bronzi” i lëngshëm do të krijojnë një shkëlqim natyral pa theksuar strukturën e lëkurës tuaj.
I thoni lamtumirë rimelit me vëllim të madh dhe mirëpresim atë që zgjat dhe ndan qerpikët
Në vend të rimeleve të rënda që i bëjnë qerpikët tuaj të duken të rëndë dhe ngjitës, provoni opsione më të lehta që shtojnë gjatësinë dhe ndarjen.
Lëreni formën natyrale të vetullave tuaja
Është koha që vetullat tuaja të tregojnë formën e tyre natyrale që i përshtatet më së miri tipareve tuaja.
Preferoni produkte buzësh me shkëlqim dhe hidratues
Nëse buzët tuaja po thahen, balsamët me shkëlqim dhe hidratues janë zgjidhja ideale. Zgjidhni produktet me ngjyrë nëse preferoni më shumë intensitet në buzët tuaja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al