6 Mars, 2022

Ja disa nga destinacionet që ‘VIPAT’ shqiptarë zgjodhën për këtë fundjavë


Pas një fundjave të ngarkuar, personazhet vip të estradës sonë kanë zgjedhur që të kalojnë një fundjavë të qetë larg kryeqytetit.

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani prej disa ditësh së bashku me familjen e saj po kalon disa ditë në ishujt e Maldive, ku ka ndarë me ndjekësit foto dhe video nga atje.

Ajo shihet më e lumtur se kurrë, teksa e ka cilësuar këtë destinacion si një “parajsë të vërtetë.

2. Bes Kallaku dhe Xhensila Myertezaj

Padyshim Besi dhe Xhensila janë nja nga çiftet më ‘cool’ të showbizit shqiptar të cilët zakonisht janë mjaft aktiv në rrjet sociale.Të dy ata së bashku me vajzën e tyre Ajka kanë udhëtuar drejt Parisit, në ‘Disnyland’ ku kanë ndarë me ndjekësit video dhe foto.

3.Donald Veshaj

Pëmes një video në Instastory ai ka treguar se gjatë kësaj fundjave ka udhëtuar drejt Kosovës, më konkretisht në Prishtinë lidhur me një projekt të tij.Ai ju ka bërë thirrje të gjithë fansave që ndodhen në shtetin fqinj të jenë të pranishëm aty, në mënyrë që të takohen me aktorin.Megjithatë para disa ditësh ai dhe Romeo Veshaj udhëtuan drejt gjermanisë ku u fotografuan në shoqërinë e akotir shqiptar, Blerim Destani.

4.Sarah Berisha

Para disa ditësh, Sarah zbuloi për të gjithë fansat e saj një lajm surprizë sa i përket karrierës së blogeres. Tashmë ajo do të jetë moderatore e  programit “Kosherja”. Mirëpo pak para vazhdimit të këtij emisioni ajo ndan në Instagram disa fotografi nga qyteti i bukur i Korçës së bashku me shoqet e saj. Këtë herë bukuroshja u fotografua pa shoqërinë e Dj.Pm, ndryshe nga çjemi mësuar ta shohim zakonisht.

5.Mozzik

Reperi i njohur shqiptar ka udhëtuar drejt Vienës, për koncertet e tij të radhës. Sigurisht që përveç punës, ai ka ndarë me ndjekësit edhe video ku shihet në shoqërinë e miqve të tij duke shëtitur në vende të ndryshme të Viennës duke e shijuar pafund.

6.Ilir Shaqiri

Gjatë videove në rrjete sociale, por edhe në Live e sotëm në Instagram ka treguar se ndodhet në Itali pranë familjes ku po kalon disa ditë në shoqërinë e tyre, Kjo sepse, pas përfundimit të “BBV” Iliri ka treguar se ende nuk e ka  patur mundësi të çmallej me to, për shkak edhe të prekupimve lidhur me ‘BBV’, kështu ka vendosur t’ë jetë pranë Emanuelës dhe Emilyt.

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al