30 Mars, 2021

“Ja një arsye pse duhet të lindni vetë”- Vetëm pak ditë pasi u bë nënë, Eliona Pitarka tregon linjat trupore


Më 22 mars, Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë. Aktorja e humorit solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala.

eliona pitarka (2)

Lajmin emocionues ajo e ndau me të gjithë nëpërmjet një postimi në Instastory, ku tregoi edhe se me përkëdheli të voglën e saj e thërret “Pupushe”.

Teksa kanë kaluar shumë pak ditë nga lindja, Eliona ka treguar me një video se si duket trupi i saj tani pas gjithë këtij ndryshimi.

eliona pitarka (3)

E veshur me xhinse të ngushta, një këmishë dhe një xhaketë xhins, Eliona duket super në formë.

Ajo zbuloi gjithashtu se Gala ka ardhur në jetë nga lindja natyrale dhe jo me operacion.

eliona pitarka (3)

Goca, ja një arsye përse duhet të lindni vetë. Ka kaluar thjesht një javë”, shkroi artistja krahas videos.

Eliona e ka treguar gjithmonë se është një vajzë që i pëlqen palestra dhe në këtë mënyrë të kujdeset për trupin e saj.

eliona pitarka (5)

Para shtatzënisë, ajo ushtrohej rregullisht dhe ky është një tjetër faktor që e ka ndihmuar të vijë në formë shumë shpejt pasi u bë nënë për herë të parë.

eliona pitarka (3)

Ndërkohë, Pitarka nuk e ka zbuluar identitetin e bashkëshortit të saj, ndonëse fotot me të në rrjetet sociale të aktores nuk mungojnë.

eliona pitarka (2)

Ajo ka treguar se i pëlqen “ta mbajë për vete” dhe të mos e ekspozojë jetën private, për shkak edhe se partneri i saj nuk është një figurë publike.

eliona pitarka (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al