8 Nëntor, 2020

“Ja përse e vras mendjen!”- Rrëfehet Lei Kraja: Mendimet e këqija të njerëzve këtu në Shqipëri i marr me sportivitet


Pasi Lei Kraja u përlot gjatë rubrikës “N’fermë”, ku foli për periudhën më të errët të jetës së saj, divorcin e prindërve, bën rrëfimin e një shpirti të bukur në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Moderatorja më e pëlqyer e momentit në botën e sportit ndan sekrete të saj përtej kamerave, para të cilave shfaqet gjithmonë e qeshur.

Nga komenti poshtë fotos që i bëri Dj-i i famshëm, te plani për të hapur biznesin e saj, Lei zbulon anën tjetër të medaljes si vajzë ekrani…

Si nisi ky sezon televiziv për ty, të duket se ka ndryshuar diçka për mirë në prezencën apo mënyrën si moderon një program që dominohet nga djemtë e futbollit?

Lei Kraja: Ka nisur shumë, shumë mbarë ky sezon televiziv. Mund të them se jam e ngarkuar çdo ditë, pasi është emision i përditshëm. Sigurisht, ndihem më e lirshme dhe më me vetëbesim, duke qenë që e kam mësuar më mirë gjuhën shqipe, pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithmonë dukesh shumë e qeshur dhe e lumtur, nga buron kjo hare në shpirtin tënd?

Lei Kraja: Thjesht jam shumë mirënjohëse. Dhe kur je falënderuese për çdo gjë që ke, ndriçon. Realisht jam e bekuar!

Vendosja me detyrim e maskës për shkak të pandemisë është një telash për ty, sidomos pasi je grimuar?

Lei Kraja: Jo, fare. Duhet ta vendosim kudo. Është më se normale.

Realisht ke frikë nga Covid-19, dhe të tremb kjo situatë?

Lei Kraja: Frikë, pak kam. Por jo për veten time. Kam frikë që do ta marr pa e ditur dhe marr ndonjë person në qafë. Kjo është frika ime më e madhe!

Kalojmë te situatat e bukura më mirë! Një prej tyre ishte lajmi që u shpërnda me shpjtësi për shkak se të kishte komentuar në “Instagram” Dj Snake i famshëm. Të ka shkruar privatisht dhe ç’mesazhe shkëmbyet?

Lei Kraja: Më bëri përshtypje, po tashmë ndodh duke qenë që është globalizuar bota dhe është ngushtuar nëpër rrjete sociale. “Noooo”, nuk më ka shkruar!

Realisht të pëlqen si pamje e si artist dhe a mund të ketë një histori mes jush?

Lei Kraja: S’kam ndonjë mendim për pamjen, dhe “nooo, of course not! Just a comment come on!”.

Si moderatore e emisioneve sportive, çfarë merr me sportivitet në jetë dhe çfarë jo?

Lei Kraja: Me sportivitet marr mendimet negative të njerëzve, sidomos në Shqipëri. Padrejtësinë s’do ta marr kurrë me sportivitet.

Ana tjetër e medaljes së famës, cila është? Për çfarë e vret mendjen më shumë jashtë kamerave?

Lei Kraja: E vras mendjen gjithmonë për synimet që kam në jetë.

Është në synimet e tua të merresh me biznes, dhe plani yt konkret cili është?

Lei Kraja: Sigurisht që po. Por planet nuk tregohen kurrë, as në profesion dhe as në jetën personale. Kur të bëhen realitet, do t’i tregoj.

Goli më i madh që të kanë bërë, ose që i ke bërë dikujt, me çfarë lidhet?

Lei Kraja: Sekret.

/Panoramaplus.al/ Nga Klotilda Harka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al