Si të lidhësh kravatën, të puthësh apo si të ngelesh shtatzënë e të biesh në peshë. Janë këto pyetje “Si të bësh diçka…” që përdoruesit në të gjithë globin i kërkojnë më shpesh në motorin e kërkimit. Ka qenë vetë motori i kërkimit që ka bërë të ditur klasifikimin, sipas të cilit që nga 2004 kur nisi të funksionojë, ka regjistruar një rritje prej 140% të pyetjeve ‘praktike’ të këtij lloji.
Një pjesë e mirë e këtyre kërkimeve i takojnë edhe rregullimeve në shtëpi, si të rregullosh dritaren e prishur, lavatriçen apo derën. E çuditshme apo jo…? Ndonjëherë jeta është më e thjeshtë seç duket!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al