3 Tetor, 2017

Ja sekreti na paska fshehur Valbona Selimllari nga jeta e saj studentore


 

Të gjithëve na ka ndodhur që të dëgjojmë histori nga më të ndryshmet mbi nxënësit që përjashtohen nga shkolla, por që një gjë e tillë t’i kishte ndodhur edhe ish-miss-it Valbona Selimllari nuk do të na shkonte kurrsesi në mendje!

Valbona ka treguar gjatë një interviste në emisionin e paradites ‘Kush vjen për drekë’ se në kohën kur ishte studente e kanë përjashtuar një vit nga shkolla për shkak se nuk hiqte dot dorë prej gjumit të mëngjesit dhe shkonte me vonesë. Pikërisht për këtë arsye, anëtarja e jurisë së spektaklit të kërcimit “Dance with me” e ka humbur një vit akademik.

“Kur kam angazhime, nuk e kam problem orarin, por kur nuk kam, më pëlqen ta zgjas pak atë gjumin e mëngjesit. Më kanë përjashtuar nga shkolla, kam një vit të humbur prej gjumit të mëngjesit. Është gabim i madh, ta kini parasysh!”, është shprehur ajo duke na rrëfyer kësisoj në sekret nga jeta e saj studentore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al