12 Nëntor, 2017

Ja shumat marramendëse që hodhën të ftuarit në dasmën e Turit dhe Orindës


Dasma e Turit dhe Orindës ishte një ndër më të bukurat e kësaj vere. Çifti i njohur edhe pse kishin 10 vite lidhje, vetëm sivjet më 27 korrik vendosën të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre. Dasma pati rreth 300 të ftuar VIP dhe një atmosferë mbresëlënëse. Edhe pse shpeshherë kishte qenë pjesë e paneleve apo intervistave post-dasme Turi asnjëherë nuk e kishte treguar shumën më të madhe që i hodhën në dasmë.

Ndërsa mbrëmjen e shkuar ka qenë pjesë e ekipit të Gent Hazizi në spektaklin “Shiko kush LUAN”,  i pyetur nga Luana, ai ka treguar se sa ka qenë edhe shumat ekstreme që i kanë hedhur në dasmën e tij me Orinda Huten.

“5 mijë euro”, ka qenë shumë më e madhe që i kanë hedhur në dasmë ka treguar Turi, ndërsa ka shtuar se shuma më e vogël ka qenë 30 mijë lekë.

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al