5 Shtator, 2017

Ja si Bebe Rexha ‘grushton’ Sylvester Stallonen


Suksesi i madh i këngëtares me orgjinë shqiptare Bebe Rexha, e ka bërë atë mikeshë dhe të njohur në rrethet e vipave  botërore. Së fundmi, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka postuar një fotografi me aktorin e famshëm Sylvester Stallone. Fotografinë këngëtarja e  ka realizuar gjatë ushtrimeve në palestër.

Në foto duket se Bebe duke qëlluar me grusht në faqe Stallonen. Sigurisht që kjo është një foto artistike dhe me humor, por që tregon qartë se të dy njihen mirë me njëri-tjetrin dhe se aktori 71-vjeçar akoma është në formë të mirë fizike.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al