6 Janar, 2021

Ja si dukej Vesa Luma para se të bëhej e famshme! (Foto)


Me kalimin e viteve, të gjithë mund të ndryshojmë nga pak në mënyrën se si dukemi, por për Vesa Lumën duket se koha ka ndaluar.

Këngëtarja e njohur ka ndarë sot në rrjete sociale një foto shumë të vjetër të vetes.

Vesa ka treguar se fotografia është realizuar për një libër të vjetër shkollor dhe kjo ka qenë hera e parë për të që është ulur para një aparati fotografik.

Ajo shprehet se që prej asaj kohe dukej se ishte e destinuar për të qëndruar përpara kamerave si një personazh i famshëm që është.

Këngëtarja shihet në foto me flokë të gjatë të prerë me balluke, ndërkohë që në portretin e saj nuk ka ndryshuar thuajse asgjë.

Debutimi im i parë. Nuk e di sa vjeçe mund të kem qenë, ndoshta sa Liani tani, kur babi me mori të bëj sesionin e parë para aparatit profesional.

Nuk ia kisha idenë pse po fotografohesha aq ma pak për një vëllim librash shkollor, por e deshta kameran dhe si duket më deshti edhe ajo mua”, shkruan Vesa në postimin e saj.

Prej disa vitesh, Vesa nuk jeton më në Shqipëri, pasi është shpërngulur bashkë me bashkëshortin, Big Bastën dhe djalin e tyre, Lian, në Zelandën e Re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al