25 Shtator, 2017

Ja si dukeshin Saimir Tahiri me të shoqen në ‘Rally Albania’ 9 vite më parë


Në rubrikën ‘Nostalgji’ të Gazetës Shqiptare këtë herë u njohëm me disa foto nga ‘Rally Albania’ e organizuar në vitin 2008 në qytetin e Lezhës.

Sigurisht që një eveniment i këtyre përmasave në atë kohë ka bërë bashkë edhe disa vipa, të cilët shquhen se i kanë pasion garat me motora dhe shpejtësinë.

 

Njëri prej tyre është edhe Saimir Tahiri, atëherë pakëz i angazhuar në politikë dhe sot një nga njerëzit më të përfolur të qeverisë ‘Rama 1’, ku ai drejtoi portofolin e Ministrisë së Brendshme.

Sikundër shihet edhe nga fotot Saimiri është i shoqëruar nga e fejuara e tij Fatlinda (sot gruaja e tij me të cilën kanë një djalë Drinin).

Me një pamje rinore dhe me një sportivitet të moshës apo edhe natyrës , shikoni ish ministrin Tahiri sesa me pasion dhe vëmendje e ka ndjekur këtë sfidë mes më të mirëve në gara me motora./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al