13 Shtator, 2017

Ja si duket Kroi Art ndërsa është duke pirë gji tek mami Bieta


 

Para katër muajsh, Bieta Sula dhe Alban Dudushi u bënë prindër të djalit të tyre që mban emrin Kroi Art, një emër shumë i veçantë dhe me domethënie për dy prindërit. Por deri me tani Kroin nuk e kishim parë asnjëherë, pasi ata kanë preferuar ta mbajnë larg postimeve në rrjetet sociale.

Me rastin e 4-mujorit të tij mami Bieta ndau me ne këtë foto fantastike gjatë gjidhënies.

 

Urojmë që nëpërmjet qumështit të gjirit, tek Kroi të kalojë e gjithë fisnikëria e mami Bietës dhe vogëlushi të rritet i lumtur dhe i shëndetshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al