Aurela Basha, bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha feston sot ditëlindjen. Me këtë rast çifti ka drekuar pranë kodrave të Liqenit të Tiranës, në një atmosferë të këndshme dhe intime, pasi vetëm ata të dy ishin në tavolinë.
Basha ka ndarë një foto me ndjekësit e tij në Facebook ku e uron Aurelën të bëhet edhe 100 vjeç.
Menjëherë shumë dashamirës dhe përkrahës të tij kanë ndjekur shembullin e urimit të tij.
Aurela Basha ka zgjedhur të ketë gjithmonë një profil të ulët publik dhe rastet kur ajo shfaqet në krah të bashkëshortit janë të rralla.
Kjo foto është ndër të pakta rastet kur Basha zgjedh të ndajë ngjarjet familjare me simpatizantët e tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al