12 Tetor, 2017

Ja si mund të arrini formën fizike të dëshiruar pas lindjes


Pjesa me e madhe e nenave te reja këtë e pyetje e bëjnë shpesh. Ndodh qe pas shtatzënisë te shiheni ne pasqyrë dhe te shihni veten me forma te reja te cilat ju detyrojnë ende te vishni veshjet e shtatzënisë.

Gjate muajve ne pritje është e paevitueshme qe nena te mos marre kilogramë te tepërt edhe pse rekomandimi i mjekeve është 12-13 kg. Ne fakt trupi gjate këtyre muajve ka pësuar ndryshime te rëndësishme dhe pas kësaj periudhe kërkon kohen e vet për te rimarr veten.

Të jeni ne forme pas lindjes nuk është një mision i pamundur, por kërkon shume kohe dhe shume durim. Ekspertet mendojnë se për te rifituar peshën ideale është e mundur vetëm pas 10-12 muajsh.

Kështu ne periudhën menjëherë pas lindjes te bëni dieta drastike jo vetëm qe është e kot, por shfaq probleme edhe tek ushqyerja e foshnjës. Nena qe ushqejnë me gji kane me shume nevoje për një ushqim te shëndetshëm ne mënyrë qe t’ja kalojnë foshnjës.

Kjo do te thotë qe nuk është e nevojshme te hani për dy veta ashtu siç këshillohej dikur, por te synoni për një regjim ushqimor te shëndetshëm dhe te ekuilibruar për t’i dhënë foshnjës substancat e nevojshme për rritje. Ne fakt një nene ne këtë periudhe ka nevoje për rreth 20 % me shume te prurjes kalorike ne periudhën e gji dhënies.

Çfarë te bëni? Rregulli i pare është te bëni durim dhe ti jepni vetes kohe. Por nëse dëshironi mund te bëni lëvizje te lehta apo joga por një mënyrë e mire për te qene ne aktivitet kur jeni një nene e re është te bëni xhiro me karroce.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al