Mos jeni skuqur pak?
Nuk ka rëndësi sa të rritur apo të sofistikuar jeni, përsëri ndodheni në situate të sikletshme, keni një lloj ndjesie turpi. Disa njerëz e përballojnë ndjenjën e turpit më mirë me një të qeshur, apo duke u shtirur sikur nuk ka ndikuar tek ata asapk. Disa të tjerë, sado ta fshehin i tradhëton fytyra e skuqur nga turpi. Si reagoni kur jeni në siklet, këtë e tregon më mirë shenja juaj e horoskopit.
Dashi: I mbushni mendjen të gjithëve që kanë qënë prezentë në turpin tuaj se nuk do ia thon askujt tjetër, dhe kjo çështje është e mbyllur.
Demi: E kaloni duke qeshur dhe e harroni shpejt.
Binjakët: Në fillim ndiheni në turp të madh, më pas e ktheni në historinë e jetës dhe ja tregoni të gjithëve.
Gaforrja: E mbani të gjithën përbrenda, derisa shpërtheni në të qara duke qënë se nuk ju lejojnë emocionet e tepërta që keni.
Luani: Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, pavarësisht sa e sikletshme mund të jetë situata.
Virgjëresha: Mendoni gjithë mënyrat e mundshme si të shmangni një rast të tillë herën tjetër.
Peshorja: Nuk thoni gjë si fillim, më pas, kur jeni vetëm në shtëpi, e rimendoni dhe ndiheni edhe më keq.
Akrepi: Nëse ka njerëz të tjerë që ju shohin, filloni t’i merrni inat dhe nuk ju flisni. Madje edhe mund të hakmerreni.
Shigjetari: Ndiheni aq keq me veten, më pas thoni sikur ishte e qëllimshme.
Bricjapi: Nuk reagoni keq, por gjeni një mënyrë praktike si të evitoni dramën.
Ujori: E injoroni dhe shkëputeni plotësisht prej saj.
Peshqit: Qëndrimi juaj është neglizhent ndaj problemit, e keni bërë dhe herë të tjera, asgjë e re për ju.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al