Ky është sezoni kur të gjithë kthehen nga pushimet dhe fillojnë jetën e tyre të zakonshme, duke u kthyer në shtëpi apo në punë. Për të mbajtur një fytyrë me humor të mirë dhe për të ruajtur ngjyrën fantastike të plazhit sigurisht që ka një truk dhe ky sigurisht është make up i duhur. Ja hapat kryesor për një make up ideal që bën të mundur daljen në pah të ngjyrës së plazhit:
Ndriçimi
Ta nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore dhe ja pse një lëkurë e shëndetshme dhe e shndritshme është kushti i nevojshëm për të pasur një make up rezistues. Hapi i parë i rikthimit pas pushimeve është një skrub jo shumë agresiv dhe një maskë e bërë vetë ushqyese.
Sytë tek fondotinta
Të harrojmë fondotintën e zakonshme që përdorim në dimër, me bazë pak të errët me abronxaturë dhe zgjedhim një lehtësisht më të errët.
Korrektim po, por…
Edhe sytë duhen mbajtur nën kontroll. Kështu që si për fondotinë, zgjedhim një korrektor lehtësisht më të trashë se ajo e përshtathme për dimër, të përshtatshme për lëkurën e nxirë.
Konturet
Edhe jo! Nëse në dimër kemi nevojë t’i japim pak ndriçim fytyrës, gjatë verës me fytyrën e nxirë nuk është e nevojshme të krijosh zona hijezimesh. Kështu që la ta harrojmë për pak chroming. Këshilla? Zgjidhni tonalitete mesatare duke evituar ato shumë të hapura.
Toni i syve
Nuk ka rëndësi ngjyra, jeshile, e kaltër apo kafe. Cilado qoftë ngjyra ajo që thekson shikimin tonë me fytyrë të nxirë janë ngjyrat e perëndimit që shkojnë nga ngjyra e Tokës tek të kuqet. Nëse do të përdorim dhe hijëzimet, tonet e kafes së hapur janë perfektë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al