25 Shtator, 2017

Ja surpriza që përloti Fiori Dradhën dhe jurinë e ‘Dance with Me’


Fiori Dardha, moderatorja e njohur këtë vit është pjesë e spektaklit të kërcimit ‘DWM’ , një spektakël ku Fiori është identifikuar si personazh mjaft interesant.

 

Por këtë mbrëmje Alketa kishte rezervuar një surprizë për Fiorin, një mesazh nga djali i saj Abeli: ‘Të dua shumë mami, je shumë e  bukur’ , ishin fjalët që e emocionuan gazetaren.

Abeli, dashuria e madhe e Fiorit, me ndihmën e tezes së tij, jo vetëm që i dërguar një mesazh së ëmës, ku i thotë se kërcen shumë bukur, por edhe i ka ardhur në skenën e ‘DWM’ për të kërcyer me të.

Pasi Alketa i tregoi Fiorit se stafi i ka bërë një surprizë, Fiori e pati të vështirë t’i mbajë emocionet, aq më shumë edhe kur e pa të voglin në skenë të veshur me kostum, gati për të qenë kavalieri i saj në të parin kërcim publik.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al