16 Maj, 2022

Jack Harlow dhe Doja Cat flasin dy vite pas videos së sikletshme, si janë raportet mes tyre


Jack Harlow nuk po kërkonte të bënte asnjë foto me asnjë vajzë në ‘Billboard Music Awards’.

Artisti i “First Class” foli për ET në tapetin e kuq në ‘MGM Grand Garden Arena’ në Las Vegas dhe tha se ai thjesht është i qetësuar dhe po shijon shkëlqimin e tij para shfaqjes. Reperi i cili u shpall fituesi në kategorinë e ‘Këngës Më Të Mirë Rap’, së bashku me Lil Nas X, për këngën e tyre “Industry Baby”, foli gjithashtu për flirtet e tij me Doja Cat në një ‘Instagram Live’ në 2020.

Unë jam bërë i mirë me Dojën. (Deklarata) Ishte në fillim të miqësisë sonë, tani ne e njohim njëri-tjetrin mjaft mirë. Kështu që nuk do të bëj asgjë budallallëk,” tha Harlow, në lidhje me takimin me Dojën në shfaqjen e mbushur me yje. “Do rri urtë sot.” Kur u pyet nëse ka ndonjë yll të talentuar që ai është i interesuar të takojë në shfaqje, Harlow tha me shaka: “Ka gjithmonë një dashuri të re, por unë do të qetësohem sot”.

Dy vite më parë Jack dhe Doja realizuan një Live në Instagram gjatë të cilit reperi i shprehu gjithë dashurinë duke thënë: “Të dua. Të kam patur gjithmonë fiksim”. Mirëpo, Doja e ndërpreu videon duke thënë se po i binte parukja që kishte vendosur dhe duhet të ikte.

Mbrëmjen e djeshme as ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth kësaj situate duke u shprehur: “Kjo ndodhi dy vite më parë. Parukja po më binte dhe e vura re. Prandaj ika nuk e bëra me qëllim absolutisht.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Onsite! (@its_onsite)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al