19 Prill, 2022

Jada Pinkett Smith rikthehet me “Red Table Talk” dhe të gjithë po presin të flasë për shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock


“Red Table Talk”  rikthehet me një sezon të ri.

Emisioni i njohur që trabsmetohet në Facebook Watch me Jada Pinkett Smith, vajzën e saj Willow Smith dhe nënën e saj, Adrienne Banfield-Norris, nis sezonin e 5-të të mërkurën. Traileri i ri paralajmëroi për shumë të ftuar të famshëm do ulen në tryezën e kuqe, përfshirë Janelle Monáe, e cila do të jetë në premierën e sezonit.

Monáe pritet të flasë për faktin që zbuloi se i përket komunitetit LGBTQ në moshën 32-vjeçare, si dhe për varësinë nga droga e babait të saj dhe ë këtë rrëfim do t’i bashkohet nëna e saj, Janet Hawthorne. “Jam shumë e nderuar që jam këtu,” thotë Monáe në spotin promovues.

Një tjetër dyshe nënë e bijë që do ulen në tryezën e kuqe do të jenë Kim Basinger dhe Ireland Baldwin. Basinger ka folur për ndarjen e saj nga Alec Baldwin në intervistën e saj të parë në më shumë se një dekadë. Në tavolinën e kuqe do të ulet edhe nëna e Miss USA Cheslie Kryst për të folur për vajzën e saj, e cila u vetëvra në janar.

 

Willow, Jaden dhe Trey Smith gjithashtu do të marrin pjesë në episodin e tyre të parë. “Red Table Talk” ka transmetuar 100 episode deri më tani dhe ka fituar një ‘Emmy’ në 2021. Sezoni i ri i “Red Table Talk” vjen pas momentit famëkeq në ‘Oscars’ kur Will Smith goditi Chris Rock pas një shakaje për alopecinë e Pinkett Smith. Smith i ka kërkuar falje Rock-ut dhe ka dhënë dorëheqjen nga Akademia. Kjo e fundit vendosi që Smith të përjashtohet për 10 vjet pas incidentit.

Në trailerin e ri të emisionit nuk është bërë me dije nëse Jada do të flasë për incidentin që bëri xhion e rrjetit në muajin mars në natën më madhështore të yjeve të Hollywood duke marrë gjithë vëmendjen. Jada nuk ka folur asnjëherë drejtpërdrejt rreth kësaj ngjarjeje. I vetmi reagim i saj ka qenë një status në Instagram që është marrë si reagim për ngjarjen. “Ky është një sezon për tu shëruar dhe unë jam këtu për ta bërë këtë gjë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al