2 Qershor, 2022

Jada Pinkett Smith thyen heshtjen për shuplakën e Will Smith në Oscars: Shpresa ime është që…


Jada Pinkett Smith ka folur për herë të parë përshuplakën e Will Smith gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar 2022.

Nëse nuk ju kujtohet, në mbrëmjen e Oscars që u zhvillua në mars 2022, Chris Rock bëri një shaka për kokën tullac të Jadas. Pak çaste më vonë, Will Smith doli në skenë dhe e goditi komedianin dhe i tha: “Mbaje emrin e gruas sime jashtë gojës”.

Jada Pinkett foli për shuplakën gjatë hapjes së episodit të fundit të Red Table Talk.

“Kjo është një bisedë me të vërtetë e rëndësishme për alopecinë. Duke marrë parasysh atë që kam kaluar me shëndetin tim dhe atë që ndodhi në Oscar, mijëra më kanë kontaktuar me historitë e tyre. Po e shfrytëzoj këtë moment për t’i dhënë një mundësi familjes sonë të alopecisë për të folur se si është të kesh këtë gjendje dhe për të informuar njerëzit se çfarë është në të vërtetë alopecia”, tha ajo në fillim të emisionit.

“Tani për natën e Oscars, shpresa ime më e thellë është që këta dy burra inteligjentë dhe të aftë të kenë një mundësi për t’u shëruar, për ta folur dhe për t’u pajtuar,” shtoi ajo.

“Gjendja e botës sot, ne kemi nevojë për të dyja. Dhe ne të gjithë në fakt kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Deri atëherë, Will dhe unë po vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë për 28 vitet e fundit, dhe kjo është të vazhdojmë të kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë së bashku. Faleminderit për degjimin tuaj.”- përfundoi Jada.

Pavarësisht disa trazirave profesionale, Will bëri paraqitjen e tij të parë publike pas Oscars në Mumbai, Indi më 23 prill. Aktori u pa duke bërë foto me fansat në një fushë ajrore private.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al