5 Prill, 2022

Jada Pinkett tradhtoi Will Smith me të, këngëtari i njohur deklaron se do të tregojë gjithçka për marrëdhënien e tij seksuale me bashkëshorten e aktorit


Will Smith përvec se po përballet me poshtërim mes polemikave për shuplakën e tij në Oscar , tashmë është zbuluar se këngëtari që pati një lidhje jashtëmartesore me gruan e tij Jada Pinkett Smith do të publikojë një këngë të re dhe një libër që tregon gjithçka në lidhje me jetën e tyre seksuale.

August Alsina, vokalisti R&B, duket se po zbulon detaje të marrëdhënies së tyre në një këngë të re, të titulluar “Shake the World”.

“Epo, sigurisht që disa gjëra do të bien kur ngatërrohesh me të preferuarin e botës”, dëgjohet duke kënduar August në një fragment që ai e zbuloi të hënën përmes faqes së tij në Instagram.

Është raportuar gjithashtu se August – i cili ishte do të shkruajë dhe një libër që tregon gjithçka që do të detajojë jetën e tyre seksuale. “Agust po përgatitet të nënshkruajë një marrëveshje për librin e cila do të detajojë lidhjen e tij romantike me Jadën”, pohon një burim për The  Sun.

“Ai gjithmonë ka pohuar se Will i ka dhënë leje për të fjetur me Jadën, diçka që ata e kanë mohuar publikisht”.

Burimi shton: ‘August do të zbulojë në detaje për kohën e tij me Jadën dhe gjithashtu do të flasë se si ai e kaloi kohën duke jetuar në shtëpinë e Willit kur ai ishte larg për xhirimet.

‘Vitin e kaluar, Will konfirmoi se ai dhe Jada kanë një marrëdhënie të hapur, duke pranuar se ajo “kurrë nuk ka besuar në një martesë konvencionale”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al