“Më ka ngelur në mendje ai zotëria nga Vlora, Iliri”, kështu tha Drita nga Tirana përmes telefonit sot në “Aldo Morning Show”.
50-vjeçarja tha se është e ve dhe se jeton vetëm pasi fëmijët i ka në Angli. Ajo shkëmbeu një bisedë të shkurtër telefonike me Ilirin dhe më pas shkëmbyen numrat e telefonit me njëri-tjetrin. “Jam Drita nga Tirana. Më ka ngelur në mendje ai zotëria nga Vlora, Iliri që ishte kthyer nga Amerika. Jam 50 vjeç, jam e ve, fëmijët i kam jashtë, janë pa letra në Londër”, tha Drita.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al