Santiana Maloku dhe Buci nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, për shkak të lojës që i organizoi ky i fundit duke flirtuar me të brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.
Të shumta kanë qenë debatet mes tyre, duke qenë se konkurenti tregoi se e gjitha ishte në kuadër të lojës.
Së fundmi dyshja debatuan në dhomën e gjumit, ndërsa në një moment Buci tha se është penduar që ka nisur lojë me modelen të cilën se shikon dot brenda shtëpisë.
“Jam bërë pishman që kam nis lojë me ty, po më dhemb koka kur po të shoh. Çdo gjë që ta kam treguar timen je duke e shfrytëzuar me të gjithë banorët e tjerë kundër meje”- tha ai.
Nga ana tjetër Santiana i tha konkurentit se ai po gjen justifikime që mos të flasë me të.
“Je bërë paranojak sepse i kap sitauta që fare nuk egzistojnë. Si fëmijë po bën. Kur e shfrytëzova unë emrin tënd për veti?”– iu drejtua modelja.
“Më lër të qetë”- i tha konkurenti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al