Bebe Rexhës i ka ndodhur një situatë e sikletshme dhe e papërshtatshme gjatë kohës që ishte futur “live” në Instagram për të bashkëbiseduar me ndjekësit e saj.
Një fans i 31-vjeçares i ka treguar asaj organin gjenital dhe ky veprim e ka bërë këngëtaren të bërtasë dhe të thotë “e neveritshme”, sipas “Mail Online”.
Bebe u kërkoi fansave ta ndihmonin të gjente emrin e këtij fansi që ta raportonte për t’u siguruar se nuk do ta bënte më kurrë një veprim të tillë.
“Më vjen shumë keq. Kjo është e neveritshme. Është fatkeqësi që ai erdhi në videon time live dhe vetëm na tregoi penisin e tij. Prandaj nëse e dini emrin e tij ma dërgoni që të sigurohem se kurrë nuk do të hyjë më në Instagram”,- u tha ajo fansave.
Më pas, ajo vazhdoi duke thënë:
“Ai djalë ishte i çmendur, i sëmurë nga trutë. Jam e traumatizuar! Çfarë dreqin ishte ai? Sinqerisht, jam e traumatizuar”.
Bebe aktualisht është në një lidhje dashurie me regjisorin, Keyan Sayfari, me të cilëin e bënë romancën publike në muajin shtator të vitit të kaluar.
Rexha shënoi një ndër arritjet më të mëdha të karrierës në janar të këtij viti.
Ajo tejkaloi shifrën e një miliard dëgjimeve në platformën e muzikës “Spotify “me këngën e vitin 2016 “In the name of love”, që erdhi në bashkëpunim me DJ-në e famshëm botëror, Martin Garrix.
Kënga, që në shqip do të thotë “Në emër të dashurisë”, është një himn i dashurisë për miliona njerëz në mbarë botën.
“Spotify”, si dhuratë për këtë sukses e ka surprizuar këngëtaren me pllakatën e mirënjohjes për arritjen e shifrës 1 miliardë dëgjime.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al