10 Maj, 2021

“Jam krejtësisht pa stil, jam ‘idiot’!” Këngëtari shqiptar pranon publikisht se vesh rrobat e bashkëshortes


Genc Salihu dhe vëllai i tij, Arbri, kanë arritur të krijojnë një karrierë të suksesshme në fushën e muzikës.

genc arber salihu (3)

Teksa ishin të ftuar tek “Soiree”, Genci madje pranoi se vëllai i tij është një artist më i mirë se ai.

genc arber salihu (2)

Përveç talentit në muzikë, vëllezërit Salihu janë konsideruar si artistë me shumë stil në veshje. Të pyetur se cili prej tyre vishet më bukur, Genci reagoi menjëherë duke thënë se në të vërtetë ai nuk ka fare stil.

genc arber salihu (1)

Madje, këngëtari tha se rrobat ia merr bashkëshortes së tij, Kaltrinës, dhe ndonjëerë edhe Arbrit.

genc arber salihu (5)

Unë jam krejtësisht pa stil, komplet! Unë jam idiot! Ndërsa Arbëri është e kundërta. Ky ka super stil. Plus edhe Kaltrina, gruaja ime, është njësoj. Për shembull këto (pantallonat) janë të Kaltrinës, këto (çorapet) janë të Arbërit, kjo (bluza) është e Kaltrinës. Këto (syzet) janë të miat, 5 euro në Ulqin para 10 viteve”, – u shpreh Genci.

genc arber salihu (4)

Sa u përket gjërave që dy vëllezërit nuk pëlqejnë te njëri-tjetri, Arbri tha se Genci nuk i pranon kritikat.

genc arber salihu (6)

Nga ana tjetër, Genci nuk bëri kritikë, por i dha një këshillë. Ai tha se Arbëri nuk e di sa këngëtar i talentuar është dhe nuk duhet të mendojë kaq shumë, por duhet të relaksohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al