Moderatorja dhe gazetarja e njohur Fiori Dardha ka bërë si rrallë herë një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale.
Teksa ishte e ftuar në “S’e luan topi”, Fori tregoi se si u martua dy herë me partnerin e saj dhe për këtë ajo ka zbuluar dhe arsyen e fortë.
Fiori rrëfeu se nëna e saj nuk e kishte parë kurrë të veshur me fustan të bardhë dhe për këtë arsye ajo ia realizoi ëndrrën duke e veshur një të tillë para se ajo të ndërronte jetë.
Duke qenë se ata kishin bërë vetëm një dasmë, vendosën që në 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, ta celebronin lidhjen e tyre.
E pyëtur nga prezantuesja se si erdhi vendimi për tu martuar dy herë, Dardha rrëfeu:
“Do martohesha dhe 4 herë dhe 5 herë dhe 10 herë. Gjithmonë me të njëjtin, më është bërë ves të martohem me të njëjtin burrë. Dasmën e kam bërë për t’i plotësuar një dëshirë mamit tim. Ajo kishte shumë dëshirë të më shihte nuse dhe në atë kohë ishte vërtet sëmurë dhe doja t’ja realizoja vërtet këtë ëndërr. Dhe vetëm kur kam parë sytë e saj të përlotur në momentin që më pa nuse, kam thënë o Zot duhet ta kisha bërë më përpara sepse unë e kam bërë dasmën, kur Abeli ishte pesë vjeç. Më pas ndodhën shumë ngjarje në familjen tonë dhe ne u kujtuam që nuk kishim bërë celebrim, pra ne ishim të martuar, kemi 20 vite bashkë, por nuk kemi bërë celebrim. Unë zgjodha ditën e 50-vjetorit të bashkëshortit tim që ta kurorëzonim zyrtarisht lidhjen tonë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al