13 Mars, 2022

“Jam në krevat me gruan tënde”/ Publikohen mesazhet mes Pete Davidson dhe Kanye West


Pasi Kanye West publikoi një video në Instagramin e tij ku shprehu se i dashuri i Kim Kardashian i shkruan mesazhe duke iu mburrur se është në krevat me të, Pete Davidson është kundërpërgjigjur.

Komediani ka publikuar disa foto të mesazheve që ka shkëmbyer me ish-bashkëshortin e të dashurës së tij Kim Kardashian.

Në mesazhet e publikuara, duket se Davidson po i kërkon të qetësohet duke shtuar se nuk do ta lejojë t’i trajtojë atë dhe Kim në atë mënyrë.

“Është Skete. Mund të marrësh një sekondë dhe të qetësohesh. Është ora 8 e mëngjesit dhe nuk duhet të jesh kështu. Kim është fjalë për fjalë nëna më e mirë që kam takuar ndonjëherë. Ajo që ajo bën për ata fëmijë është e mahnitshme dhe ju jeni shumë me fat që ajo është nëna e fëmijëve të tu. Kam vendosur që nuk do të të lë më të na trajtosh në këtë mënyrë dhe kam mbaruar të hesht. Rritu!”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga Pete Davidson.

Sipas pamjeve të mesazheve, të cilat Page Six të konfirmon se janë të vërteta, West më pas pyet: “Oh, ti po përdor fjalë fyese tani. Ku ndodhesh tani?”

Davidson u përgjigj me një selfie të tij pa këmishë i shtrirë në krevat, duke shkruar: “Në shtrat me gruan tënde”.

West dhe Davidson e vazhduan bisedën e tyre me mesazhe ku 44-vjeçari i thotë se është i lumtur ta shohë atë “jashtë spitalit dhe rehabilitimit”.

“Unë jam në LA gjatë ditës nëse do të ndalosh së qeni një k*rvë e vogël në internet dhe të flasësh. Ti nuk më tremb vëlla. Veprimet e tua janë kaq të turpshme. Është shumë e trishtueshme të shikosh të shkatërrosh familjen tënde çdo ditë.” shkruan Davidson.

Më pas Davidson i shkruan West, “Më lër të të ndihmoj. Unë luftoj edhe me gjërat mendore. Nuk është një udhëtim i lehtë, nuk duhet të ndihesh më kështu. Nuk është turp të kesh një ndihmë të vogël. Do të sh shumë i lumtur dhe në paqe. Dua që gjithçka të jetë e qetë. Por nëse vazhdon të më shtypësh siç ke bërë për 6 muajt e fundit, nuk do të jem më kaq i mirë.”

Tekstet e Davidson ishin në përgjigje të videove që West postoi në Instagramin e tij më herët, në të cilat ai pretendoi se i dashur i Kim po e “antagonizonte” atë përmes teksteve dhe “mburrej” se ishte “në shtrat me gruan [e tij]”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al