7 Janar, 2021

“Jam paraqitur me avokatët tek zyrat, por…”- Arjon Luli zbulon se Ana Lleshi nuk ka hapur asnjë proces gjyqësor kundër tij për publikimin e fotove në shtrat!


Një bashkëbisedim i zhvilluar nga Arjon Luli me ndjekësit e tij në Instastory, së fundmi ka ngritur shumë dyshime rreth ngjarjes së bujshme që ndodhi disa javë më parë në “Përputhen”.

arjon luli, ana lleshi (2)

Ish-konkurrenti publikoi në rrjetet e tij sociale një foto, ku shfaqej në shtrat me Ana Lleshin, e cila u bë shkak për përjashtimin e të dyve nga ky emision.

perputhen ana lleshi arjon luli, atdhe xharavina (3)

Ndërkohë, të dielën që lamë pas, në “Përputhen Prime” pati një debat mes Sindi Locit dhe Lleshit.

arjon luli, ana lleshi, serena sula (4)

Kjo sepse, 22-vjeçarja u shpreh se nuk e beson versionin e saj të historisë, por i beson asaj të Arjonit.

perputhen ana lleshi arjon luli, atdhe xharavina (4)

“Kur të marr një përgjigje nga organet kompetente do të vij këtu dhe do të ta përplas në fytyrë ty atë letrën”, ishte mënyra se si 26-vjeçarja iu drejtua Sindit.

melisa lleshi sindi loci (1)

Nisur nga gjithçka që ndodhi, një nga ndjekësit e pyet Arjonin: “Kur do të të japë gjykata ty të drejtë, merre Sindin edhe përplasjani dokumentin në surrat atyre të tjerëve”.

arjon luli, ana lleshi (1)

Ndërkohë, përgjigja e Arjonit i ka shokuar të gjithë: “Jam paraqitur bashkë me avokatët e mi tek zyrat, por deri tani kundrejt meje nuk ka asnjë procedim penal”.

arjon luli, ana lleshi (3)

Ajo që ish-konkurrenti ka shkruar na bën të gjithëve të dyshojmë për fjalët e Anës, por mbetet të presim nëse do të ketë ndonjë reagim nga ajo.

arjon luli, ana lleshi, serena sula (5)

Ndërkohë, Arjoni po shijon romancën me një ndër modelet e njohura shqiptare, Serena Sula, me të cilën nuk i kursen fotot dhe videot provokuese në rrjete sociale.

arjon luli, ana lleshi, serena sula (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al