Kiara Tito është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar e cila ka njoftuar se tashmë është rikthyer në sezonin e dytë të “Style Star”. Ajo është mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj sentimentale dhe publiku di shumë pak për të.
Lidhja e vetme e dashurisë të cilën në fakt Kiara nuk e ka pranuar kurrë publikisht ka qenë ajo me Butrint Imerin, e përfolur gjatë në mediat rozë.
Gjatë ditës së sotme, Kiara ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar’ në ‘E Diell” ku tema kryesore e ditës për të cilën biseduan të ftuarit ishte “Ti biesh pishmanit”.
Moderatori i programit, Ervin Kurti e “ka ngacmuar” disi Kiarën lidhur me këtë temë sa i përket romancës me Burtintin.
Kiara pranoi se është penduar për lidhjet e dashurisë që ka pasur, por nuk dha detaje se për kë bëhet fjalë.
Pjesë nga biseda:
Ervin Kurti: Shumica e gocave pendohen për lidhjet e dashurisë që kanë pasur. Ka ndodhur kjo gjë me ty?
Kiara Tito: Po.
Ervin Kurti: Kush është ky?
Kiara Tito: Nuk është ai që mendon ti.
Ervin Kurti: E njohim neve?
Kiara Tito: Jo. Njeriu ka njohur njerëz të ndryshëm në jetë, nuk është e thënë që me të gjithë të ketë patur një marrëdhënie, por jam penduar që i kam dhënë shansin disa njerëzve.
Ervin Kurti: A ke gënjyer për të fshehur një lidhje dashurie?
Kiara Tito: Po, prindërit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al