19 Mars, 2022

“Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë!” Gashi bën rrëfimin prekës


“Zgjohem duke besuar se do jem një nga artistët më të mëdhenjë ndonjëherë dhe do të jem…” -kështu është shprehur Gashi në një postim në rrjetet sociale ditën e sotme. Reperi me origjinë shqiptare është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është zhvendosur prej vitesh për të vijuar karrierën e tij.

Ditën e sotme Gashi ka ndarë në Instagram një video ku përmend rrugëtimin e tij ndër vite, sukseset dhe vështirësitë. “Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti nuk e di se deri ku unë mund të arrij. Muzika më shpëtoi jetën”.- thuhet në video.

Sakaq, krah saj artisti ka shkruar: “Unë jam marrë me muzikë që nga viti 2009… Kam publikuar 3 albume…. Do të sjellë edhe 2 të tjera këtë vit… Unë ende ndjej se nuk e kam arritur ende majën… Ende zgjohem duke besuar se do të jem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë… dhe do ta bëj.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GASHI (@gashi)

Kujtojmë se rreth dy vite më parë ai solli një dokumentar d që titullohet “Now you know” (Tani ti e di). Mes të tjerash ai flet edhe për periudhën e luftës në Kosovë, vështirësitë e të qenurit emigrant, dhe peripecitë që ka kaluar reperi. Gashi deklaroi asokohe se ky dokumentar i dedikohet atyre që nuk kanë patur mundësi në jetë, por kanë patur ëndrra.

Ndonëse ka vite që është larguar dhe ka arritur goxha famë në SHBA, ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale. Artisti shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, madje edhe ato anë jo shumë të bukura.

Në një intervistë kohë më parë, reperi ka thënë se shumë shpejt do të vijë në Tiranë për një koncert recital, të cilin ai e ka projektuar si madhështor dhe më të mahnitshmin. Deri tani nuk ka asgjë konkrete, teksa vlen të theksohet se artisti ka qenë disa herë në Kosovë ku ka performuar edhe në “Sunny Hill Festival”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al