Gjatë një bisede të zhvilluar me aktorin Olsi Bylyku, Sara Gjordeni ka rrëfyer lidhur me ish partnerin. Olsi e pyeti Sarën sesi e mendon jetën me Bardhin, me të cilin ka shprehur pëlqim brenda BBV, ndërsa Sara tha se e ka një eksperiencë me një artist nga Kosova.
Pa dhënë detaje, Sara tha se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm, dhe e ka menaxhuar shumë mirë distancën.
Olsi: O zemra, po si e ke menduar jetën tënde me Bardhin, e kam seriozisht? Si e mendon lidhjen me një artist?
Sara: Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm.
Olsi: I Shqipërisë apo i Kosovës?
Sara: I Kosovës.
Olsi: Si ishte jeta?
Sara: Shumë e qetë. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën. Gjithçka vendoset në fillim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al