19 Mars, 2021

“Jam shumë e lodhur nga photoshop-i”- Bebe Rexha vendos të publikojë një video, ku tregon si duket në realitet


Bebe Rexha është një ndër ata personazhë të famshëm që nuk e ka aspak kompleks të dalë para fansave të saj natyrale.

bebe rexha (4)

Herë pas here ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit edhe pamje të strijave, duke treguar se si duket në të vërtetë trupi i saj, pavarësisht paragjykimeve.

bebe rexha (8)

Mirëpo, ditën e djeshme, këngëtarja shqiptare me famë botërore, vendosi që të ndante një video, në të cilën shihej pa grim dhe pa asnjë lloj filtri, apo photoshop-i.

Jam shumë e lodhur nga photoshop-i”, shkroi artistja krahas postimit.

bebe rexha (5)

Bebe shihej me rrathë të zinj poshtë syve, ashtu sikurse me një bark të fryrë, por dukej mjaft e lirshme dhe rehat me veten e saj.

bebe rexha (10)

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja foli për format e saj trupore të bollshme.

bebe rexha (5)

Rexha tregoi se edhe ajo dikur donte të dukej si personazhe të Hollywood-it. Ajo ushqehet shëndetshëm, pi shumë ujë, stërvitet dhe bën më të mirën e saj, por shtoi se ka vendosur të ndjekë ritmin e trupit të saj, duke treguar gjithmonë dashuri për të.

bebe rexha (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al