4 Janar, 2021

“Jam shumë e lumtur për të tani!” Kleoniki Delijorgji i dedikon këngë të dashurës së ish të dashurit të saj


Modelja dhe këngëtarja Kleoniki Delijorgji ka dhënë disa detaje për këngët që do të lançojë së shpejti.

kleoniki delijorgji (4)

Teksa ishte e ftuar mbrëmë tek “Soiree”, ajo zbuloi se një nga këngët do të jetë dedikim për të dashurën e ish të dashurit të saj.

Dashuria e vërtetë është diçka shumë e rrallë dhe jo të gjithë njerëzit e njohin atë lloj dashurie.

kleoniki delijorgji (3)

Shumica e njerëzve mendojnë që dashuria është që të ndjesh për një person, por jo dashuria e vërtetë pa kushte është që nuk të intereson nëse personi është me ty apo jo, por rëndësi ka që ai personi të jetë mirë.

kleoniki delijorgji (1)

Kjo është një dashuri që unë e kam ndjerë dhe jam shumë mirënjohëse. Jam shumë e lumtur tani për atë dhe të dashurën e tij.

Kënga ime tjetër në fakt quhet ‘Goddess like me’ domethënë ‘Perëndeshë si unë’ dhe e kam shkruar për të dashurën e atij”,- është shprehur Kleoniki Delijorgji.

kleoniki delijorgji (5)

Në vitin 2012, modelja u shpall Miss Shqipëria 2012, por tashmë i është dedikuar muzikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al