Ndarja e Shawn Mendez dhe Camilla Cabello-s u komentua shumë në mediat rozë pasi dyshja u shprehën se edhe pse e dashurojnë njëri-tjetrin nuk mund të jenë më bashkë.Kjo sepse për të dy ata ishte një periudhë shumë e ngarkuar në karrierë dhe duhet të kalonin më shumë kohë me projektet e tyre profesionale duke mos qenë të gatshëm të vazhdonin më tej.
Por si e kanë ndërtuar jetën e tyre private pas ndarjes dy artistët?
Së fundmi, Mendes ka treguar se pas ndarjes jeta bëhet më e vështirë pasi të gjitha kujtimet mbeten ende aty dhe nuk di se me kë t’i ndajë ato.
Gjatë ditës së djeshme, në një postim të publikuar në ‘Twiter’ ai ka rrëfyer se ka disa çaste kur ndihet shumë keq dhe nuk mund ta telefonojë, por ky është realiteti.
“Thua kë të telefonoj kur jam në një atak paniku, kë të telefonoj kur jam në limit? Dhe mendoj se ky është realiteti që jam disi vetëm tani, më në fund jam vetëm dhe e urrej këtë… ky është realiteti im”, tha artisti kanadez.
Në fillim të këtij muaj, edhe Camilla ka folur për herë të parë për ndarjen nga Mendes përmes këngës së saj të re të titulluar “Bam-Bam”, në të cilën paraqiteshin disa nga mënyrat se si jeta mund të ndryshojë pas ndarjes.
Të dy ata pasi i dhanë fund marrëdhënies së tyre kanë “zhdukur’ disa nga gjurmët që kishin me njëri-tjetrin.
Ju rikujtojmë se Camilla menjëherë pas ndarjes shiti rezidencën e saj në të cilën kishte jetuar me Mendes në Los Angelos, ndërsa ai gjatë një bisede me ndjekësit ka rrëfyer se nuk ruan asnjë kujtim nga Camilla pasi frika e tij më e madhe ishte të mos vuante nga ndonjë sulm ataku.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al