23 Dhjetor, 2024

“Jam xheloz”- U njohën në BBV, por nuk i tregoi se kishte qenë e fejuar! Pas daljes nga shtëpia, ish-banorja zbulon letrën që i shkroi partneri i ri


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, e cila vetëm pak ditë më parë u eleminua nga gara për çmimin e madh, së fundmi ka ndarë një postim për ndjekësit e saj ku i falenderon ata për mbështjetjen.

Ndër të tjera ajo ka ndarë edhe një letër nga Leo Gashi, banori me të cilin make-up artistja krijoi një romancë brenda formatit.

Pas daljes së saj, ai ka preferuar ta surpizojë të dashurën me një shkrim ku i shpreh dashurinë që ndjen për të ndërsa shton se është edhe xheloz.

“Lela, jam shumë i lumtur që kam njohur një vajzë si ty. Ti je personi që më ke rikthyer ndjenjat dhe mezi pres të vazhdoj me ty kur të dal. Buzëqeshjen ta dua, sytë ti dua, ti ke lind për mua. Kënaqu jashtë, shijoje lirinë dhe mos harro se xhelozoj. Të dua,” shkruan konkurrenti.

E ndërsa Lela publikoi këtë mesazh, krah postimit ka shkruar se edhe pse rrugëtimi brenda BBV nuk ka qenë i lehtë ajo ka qenë gjithmonë vetvetja, ndërsa shton: “Nuk kam mendu se kaq shum njerëz me kan mbështetur nga jasht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝐋 𝐄 𝐋 𝐀 (@lela.seferi)

Postimi i plotë:

Pershendetje per te gjith !!

Fillimisht mfalni nese gramatika nuk ka mu kan perfekte, po ma keni kerku shum ket leter dhe e ndjej te detyrushme me ju tregu qe aty mbrenda jo gjithqka ndodh per loj….

Deshta me fillu me nje falenderim per krejt personat qe kan besu ne mu prej momentit te par qe kam hy ne shtepi.

Faleminderit familjes teme qe ka qen gjithmon krah i imi dhe e kan mirkuptu rrugtimin tim aty mbrenda, poashtu faleminderit edhe familjes t’Leos qe mkan perkrah e mkan ba mu ndi pjes e familjes, jam e rrethune me dashuri dhe per ket jam shum mirnjohese 💕

Qysh e dini edhe ju rrugtimi im aty mbrenda nuk ka qen aspak i leht shum her jam ballafaqu me shum padrejtesi po kam qendru gjithmon vetvetja.

Nuk kam mendu se kaq shum njerez me kan mbeshtetur nga jasht !

Aty mbrenda osht dok gjithqka ndryshe e shum her jam ndi vet edhe pse e rrethune me plot njerz….

E vetmja siguri per mu ka qen gjithmon Leo💕

Tash qe jam jasht po e shoh se sa shum njerzit aty mbrenda kan qen toksik e fallco mbrapa shpines teme shpresoj me pas hapsir e koh me fol ma gjersisht rreth ksaj situate….

Po tash po du me fol vetem per gjana te mira !!

Faleminderit juve qe keni besu ne mu e ne Leon qe na keni kushtu kohen e juj qe e keni pa dashnin ton hala para se me pa na 💕

Ju kerkoj ta beni nje sakrific te fundit bashk me mu e me suportu Leon drejt finales un kam shummmm besim te aj !

Ndihem me fat qe mka beku zoti me ni djal si Leo💕

Faleminderit edhe njeher per gjithqka qe keni ba per neve e tash veq GO LEO !!!!

TE DUA NADUSH 💕 

Kujtojmë që për ish-banoren, lajmet qarkulluan në rrjet se kishte qenë e fejuar më parë, me një djalë me të cilin kishte pasur një lidhje 6-vjeçare.

Pas daljes nga formati, Lela u pyet nga moderatorët drejtpërdrejt nëse kishte qenë e fejuar, pyetje të cilës ajo iu përgjigj plot sinqeritet, pa e mohuar.

Është e vërtetë,” tha ajo ndërsa shtoi se nuk e ka diskutuar këtë detaj të jetës së saj me Leon pasi pret që ai të dali nga BBV për t’ia thënë.

Ish-banorja u shpreh se e ka pyetur Leon nëse do të di diçka më tëpër për Lelën, por ai i ka thënë se do të dijë gjithçka kur të dy të kenë dalë nga BBV.

 “E kam pyetur Leon nëse do të dijë diçka më shumë dhe Leo më ka thënë se do t’i dijë gjërat që i përkasin të kaluarës time vetëm kur të dalim,” tha ajo.

Ndër të tjera Lela u pyet nëse i trembet reagimit të Leos kur ta marri vesh këtë, mirëpo ajo u përgjig që “jo” pasi ajo histori mbetet thjesht një e kaluar.

PJESË NGA BISEDA:

-A ke frikë prej kësaj sesi mund të perceptohet nga Leo kjo e kaluara?

-Jo nuk kam frikë. E kaluara ime është e kaluar, nuk është pjesë e kohës së tashme. Mbase e pengon Leon, është e drejta e tij por nuk është më pjesë e imja ajo histori, nuk më përket më.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al