Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar pas lajmeve se ka hequr dorë nga muzika.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo shprehet se ka pasur thjesht një problem shëndetësor, i cili me është i përkohshëm. Sa i përket gjendjes së saj, ajo tha se pas vizitave ka filluar të përmirësohet. Aurela Gaçe ironizoi gjithashtu të gjithë ata që e cilësuan statusin e saj të djeshëm, si tërheqje përfundimtare nga muzika.
“Sot në mëngjes jam zgjuar me disa lajme të tmershme, jo heq dorë nga muzika, jo lajm i keq për muzikën jo desh vdiqa, jo po vdes. Edhe 20 vjet të tjera këtu më keni. Ishte thjesht një ngjirje, ju e kuptoni që edhe sportistët vriten ndonjëherë dhe marrin dy ndeshje pushim, apo jo? Faleminderit për ata që janë futur në merak për shëndetin tim, jam shumë mirë, sot bëra një tjetër vizitë me doktoreshën dhe më tha që jemi në rrugë të mbarë, shërimi ka filluar. Shumë shpejt jam në skenë. Ju lutem shumë, nesër do të nxjerr këngën e re, po nxjerr dy albume unë, se mos bëni gafë e nuk e nxirni.”- shprehet Gaçe një videon e postuar në Instagram, ndërsa krahas postimit ajo shkruan:
“Faleminderit ?. Jo nesër, por pasnesër del kënga e re, nga albumi i ri . E di që lajmet mbi shëndetin thithin klikime, por mos më më vdisni para kohe?, amani e ??
Ju duaaaaaaaa shumë të gjitheve që më keni dërguar mesazhe dashurie,pafund. Nuk e dija që isha kaq e mirë për ju❤❤❤❤❤❤❤.
Shihemi së shpejti”
Gjatë ditës së djeshme, Aurela Gaçe lajmëroi se nuk do të jetë pjesë e skenës për disa ditë për shkak të problemit me kordat e zërit të cilat i kanë krijuar entje dhe kjo sigurisht vjen për shkak të sforcimeve gjatë këndimit “live” ka shpjeguar më tej ajo. Këngëtarja gjithashtu shpjegoi problemin e saj duke i bërë me dije të gjithë miqtë dhe fansat se nuk është asgjë serioze dhe do ti duhen disa ditë pushim që ajo mund t’i kthehet sërisht skenës.
LEXO EDHE:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al