15 Qershor, 2021

“Jam zgjuar me thirrjet e familjarëve! ”- Bashkëshortja e Shpat Kasapit reagon e revoltuar: Ndaloni së përmenduri gjënë më të shenjtë…


Prej disa kohësh, partnerja e Shpat Kasapit, është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

selvije jao shpat kasapi (3)

Selvije Jao dhe këngëtari u martuan disa ditë më parë në një ceremoni të fshehtë, e kjo ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se dyshja kanë anuluar dasmën VIP.

selvije jao shpat kasapi (7)

Pas fjalëve që po qarkullojnë lart e poshtë, Selvija vendosi të reagojë një herë e mirë në rrjetin e saj social, Instagram.

shpat kasapi selvije jao (5)

Make up artistja shkroi në një status në Instastory se ishte zgjuar me telefonatat e prindërve që e “qortonin” pse nuk i kishte lajmëruar se do të bëhej nënë.

shpat kasapi selvije jao (6)

E prekur nga e gjithë situata, Selvije i bëri thirrje të gjithëve që të mos shkruajnë më gjëra të pavërteta në lidhje me të dhe me bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi.

shpat kasapi selvije jao (3)

Jam zgjuar me urimet që do bëhem nënë! Jam zgjuar me thirrjet e familjarëve që më kanë qortuar se pse nuk u kam treguar atyre se ne presim fëmijë! Se ne kemi anuluar dasmën! Ndonjëherë dëgjon fjalë. Ju lutem portale ndaloni, për ty që as ti nuk i di më lajmet e rreme! Për veten tënde!!!

Ju lutem ndaloni së përmenduri gjënë më të shenjtë që mund të të falë Zoti. Veç unë e Shpati e dimë çfarë do bëjmë e çfarë jemi duke bërë e çfarë duhet të tregojmë për publikun! Askush s’ka të drejtë të flasë në emrin tonë! Ndonjëherë dëgjon fjalë për ty që as ti nuk i di për veten tënde!!!

Në vend që të suportoni një artist që ka publikuar këngë të reja, ju suportoni fjalët e të tjerëve. Pa pasur asnjë bazë e fakt! Zoti ju ndihmoftë e ua shtoftë respektin për jetën e të tjerëve!”,- ishte statusi i plotë i Selvije Jaos.

selvije jao shpat kasapi (2) selvije jao shpat kasapi (5) shpat kasapi selvije jao (8) selvije jao shpat kasapi (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al