30 Dhjetor, 2020

Janë çift? Ky postim i Oriola Marashit ngre dyshime se Beatrix Ramosaj dhe Eugent Bushpepa po jetojnë një romancë bashkë


Para dy ditësh, Beatrix Ramosaj u rikthye në muzikë pas tre vitesh mungesë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me skenat hot që kishte realizuar me këngëtarin me të cilin i bashkoi forcat për këtë projekt, Eugent Bushpepa.

Ditën e djeshme, në një postim në Instagram, Beatrix shkruante se ky projekt do të thoshte gjithçka për të:

beatrix ramosaj eugent bushpepa (5)

Eugent Bushpepa, ishte privilegj për mua të të kisha pjesë të këtij krijimi që për mua do të thotë shumë. Pjesëmarrja jote në të për mua do të jetë një nga kujtimet më të bukura për mua”.

beatrix ramosaj eugent bushpepa (7)

Por, një postim i Oriola Marashit i ka bërë lëmsh të gjithë.

Teksa ka mbështetur shoqen ë saj për këngën e re, modelja shkruan ndër të tjera në Instastory: “Çifti më i mirë”.

beatrix ramosaj eugent bushpepa (7i)

Këto fjalë kanë ngritur shumë dyshime për marrëdhënien që mund të ketë Eugenti me Beatrixin.

beatrix ramosaj eugent bushpepa (2)

Megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë tjetër që të vërtetojë se dyshja po shijon një romancë bashkë.

beatrix ramosaj eugent bushpepa (6)

Madje, disa vite më parë, këngëtari ishte në lidhje me një vajzë të quajtur Andia, me të cilën planifikonte të bëhej edhe baba.

Për më tepër, artisti i dedikoi asaj edhe këngën “Mall”, me të cilën fitoi “Festivalin e 56-të të Këngës në RTSH”.

beatrix ramosaj (2)

Megjithatë, dy javë më parë, Bushpepa tha në një intervistë me Ardit Gjebrean se prej një viti ka nisur një lidhje të re, por nuk zbuloi asnjë detaj tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al