Ermal Mamaqi prej vitesh është larg ekranit dhe emisionit komiko-satirik që drejtoi për një periudhë të gjatë, por duket se vazhdon t’i bëjë për të qeshur njerëzit në rrjetet sociale.
Kështu ka bërë edhe ditën e sotme kur ka publikuar një video nga avioni, duke treguar se ka kaluar disa ditë pushimi me familjen në Barcelonë dhe po shkonte drejt Zyrihut.
Mirëpo, shprehet se gjatë këtyre ditëve ka vënë re diçka që ai me ironi e konsideron si ‘padrejtësi’. Në videon e publikuar në Instagram Ermali shprehet se teksa ai merrte pjatën dhe niste të hante për vete, Ami duhet të kujdesej një herë për vajzë, më pas për djalin dhe në fund për vete.
“Sapo kalova tre ditë të mrekullueshme me familjen time në Barcelonë, tani po nisem për në Zyrih sepse kam një trajnim atje. Por, doja të ndaja me ju një vrojtim që kam bërë në jetën e përditshme me familjen. Është një lloj padrejtësie me femrat dhe me meshkujt. Ajo që kam vënë re është se çdo ditë ne drejtoheshim për te bufeja e mëngjesit dhe ajo që ndodhte është se unë merrja pjatën time dhe filloja ta mbushja me gjërat që doja të haja. Ndërsa Ami merrte pjatën pyeste një herë gocën çfarë do hante, pastaj çunin. Pasi ushqente këta të dy mbushte pjatën e vetë dhe fillonte të hante mëngjes. Dhe janë këto gjërat e vogla që ne nuk i vëmë re por u mendova dhe thashë që kjo është një padrejtësi. Pse mua nuk duhet të ma bëjë ajo pjatën gati? Vetëm kalamajve? Çfarë është kjo punë kështu? Pse duhet të ndihmoj vetëm kalamajtë? Po unë këtu? Kush ma bën mua gati?”– shprehet ai me nota humori. Të shumtë kanë qenë komentet poshtë videos me njerëzit që kanë vazhduar ironinë e tij.
View this post on Instagram
Prej disa vitesh, Ami nuk është më pjesë e ekranit, sepse është fokusuar tek bota e biznesit. Po ashtu, edhe Ermali i cili gjatë kësaj periudhe i është përkushtuar kinematografisë, si producent dhe aktor, teksa pas “Xing me Ermalin” nuk ka sjellë më asnjë emision.
Ami nuk ka një projekt konkret me të cilin mund të vijë sërish në rolin e moderatores, ndonëse në intervista të ndryshme është shprehur e gatshme për tu rikthyer. Ndryshe nga ajo Ermali ka deklaruar se nuk dëshiron më të kthehet si prezantues.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al