18 Mars, 2024

“Janë lojtarë të fortë”/ Jetmir Salaj zbulon 3 konkurrentët më të fortë në “Big Brother VIP


Jetmir Salaj në lojën “E vërtetë ose Sfidë”, ka zbuluar se sipas tij cilët janë 3 konkurrentët më të fortë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Kush sipas teje janë 3 lojtarët më të fortë në shtëpi?”, e pyeti Egla.

Ndërsa banori tha se 3 konkurrentët që ai i konsideron më të fortë janë, Meriton Mjekiqi, Lediona Xheladinaj dhe Egla Ceno.

Ti, Lediona dhe Meritoni”, u shpreh Jetmiri.

Kujtojmë që pasi u bë pjesë e garës për të fituar çmimin e madh, Jetmiri ka sjellë mjaft dinamika në shtëpi duke u bërë një protagonist mjaft i komentuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al