Piktori shqiptar, Agron Hoti prej shumë vitesh jeton dhe punon në Itali, ku edhe ka një karrierë të suksesshme.
Piktori madje ka tërhequr edhe vëmendjen e yllit të futbollit, Cristiano Roanldo dhe shumë futbollistëve të tjerë.
Gjatë kohës kur Ronaldo qëndroi në Verona me ekipin e Juventusit dy vite më parë për një ndeshje të Seria A, ai bleu një pikturë që Hoti kishte bërë për të.
Këtë e ka treguar vetë piktori në një intervistë për “Euronews Albania”, ndërsa përmendi edhe emrat të tjerë nga bota e futbollit që tashmë kanë pikturuat e tij.
“Janë disa futbollisti që kanë pikturat e mia, si Francesco Totti, Luis Figo, Luca Toni sepse unë kam patur një kontakt me futbolli për shkak të aktiviteti në Romë para dy vitesh”, u shpreh Hoti fillimisht.
Tutje ai tregoi edhe pikturën që ia dedikoi yllit portugez, në të cilën përfshihen momentet më të veçanta të karrierës së tij.
“Pastaj realizova një vepër interesante të historisë së Ronaldos, momentet më pikante të sukseseve të tij në futboll. Piktura e Ronaldos është një përmbledhje e 5 Champions League që ka fituar ai. I kam përmbledhur të gjitha në një tablo, janë të 5 kupat aty po të shohësh me afërsi. Nuk munda ta takohesha nga afër me të sepse ishin masat anti COVID. Isha përballë, por ishte e pamundur t’i afroheshe”, tha artisti shqiptar, i cili refuzoi ta tregonte shifrën që pagoi Ronaldo për pikturën.
Piktori u shpreh se aktualisht po e realizon një tjetër për futbollisti e Milanit, Zlatan Ibrahimovic. Ndërsa, në planet për të ardhmen ai po planifikon të punoi një pikturë prej 8 mijë metrash katror në Dubai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al