1 Shkurt, 2021

“Janë në krizë!”- Çfarë po ndodh mes Rita Orës dhe të dashurit të saj?


Rita Ora dhe Romain Gavras po kalojnë një krizë në çift për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të thyerjes së rregullave nga këngëtarja shqiptare, shkruan “Daily Mail”.

rita ora (3)

Raportohet se pas gjithë gjobave dhe ndëshkimit publik që mori, Rita ka nisur të ndjekë rregullat e Covid-19, por kjo e ka mbajtur larg partnerit të saj duke qenë se nuk mund të udhëtojë.

Romain e ka mbështetur shumë Ritën gjatë muajve të fundit. Ata kanë probleme, sepse janë larg njëri-tjetrit. Është e vështirë të mos e dish se kur do të lehtësohen masat.

rita ora (6)

Gjërat mes tyre kanë qenë shumë të tensionuara pas festës së saj të ditëlindjes dhe gjithë kritikave që mori. Duket se ata janë në krizë”,- është shprehur një burim për “The Sun”.

rita ora (4)

Lidhja e re e këngëtares me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras, u zbulua për herë të parë në muajin korrik të 2020-ës. Dyshja kaloi pushimet verore së bashku, por u kujdesën që të mos shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik.

rita ora (1)

Disa muaj më parë u përfol se dyshja ishin fejuar, sepse këngëtarja u shfaq me një unazë në gishtin e fejesës. Mirëpo më vonë këto aludime u hodhën poshtë, pasi Ora nuk u shfaq më në publik me të.

rita ora (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al